Dhunë dhe abuzim seksual në mënyrë të vazhdueshme. Ky është denoncimi i dy vajzave për babanë e tyre shqiptar.

 

Rasti i rëndë është regjistruar në Itali, ku një 29-vjeçare tha para autoriteteve se është përdhunuar nga mosha 5 deri në 8 vjeçe nga babai, bashkë me motrën e saj të vogël. Rrëfimi i saj erdhi pas një debati që patën në shtëpi.

 

Ajo tregoi se babai ushtronte edhe dhunë fizike ndaj tyre dhe nënës. Policia njoftoi se shqiptari është një person i varur nga alkooli, bixhozi dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte pa punuar. Ai u vu në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *