Një nga çiftet por dhe familjet më të dashura janë Besi me Xhensilën dhe vajzën e tyre Ajka. Ata u bënë prindër për herë të parë, para dy vitesh. Besi ishte i pari i cili bëri një tatuazh për të ruajtur këtë moment dhe emocion të madh, përgjithmonë.

“O lule e bukur e gjakut tim”, kjo është një shprehje arbëreshe, që Besi ka vendosur ta gdhendi përgjithmonë në trupin e tij. Xhensila vonoi pak por më në fund ka zbuluar dhe ajo tatuazhin që ka bërë së fundmi.

Ai është minimalist por njëkohësisht duket shumë i bukur. Emri i Ajkës i ndarë në rrokje, i cili bashkohet kur duart vendosen në formën e lutjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *