Një pako me lëndë shpërthyese është gjetur mëngjesin e se hënës ne nje automjet ne Vlore. Ai i përkiste Bashkim Brahimajt, biznesmen ne qytetin bregdetar. Ai po dërgonte vajzën në shkolle, kur ka zbuluar eksplozivin sapo ka hapur derën e makinës. Brahimaj ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar provat ne vendin e ngjarjes.

 

Ne vitin 2015 vëllai i Bashkim Brahimajt, ka humbur jetën ne nje atentat. Sipas policisë, pista kryesore në të cilën po hetohet, është hakmarrja.

 

Para një muaji  Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskoi hotelin shumëkatësh, i cili administrohej nga Bashkim Brahimaj në zonën e Jonufrës. Dyshohet se kompleksi është produkt i të ardhurave nga veprimtaria kriminale e dy vëllezërve Brahimaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *