Subscribe

Zbardhet atentati i mbetur në tentative ndaj biznesmenit 51 vjecar  Andon Dhima pak ditë më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

 

Arrestohen dy autorët që ndoqën 51-vjeçarin, për ta vrarë, persona me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

 

Ata jane Altin Hoxha 35 vjec, i denuar me pare per plagosje me arme si dhe Grid Lena i denuar me 6 vite burg per vjedhje me arme ne Gjermani.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

 

 

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit ku jeton Andon Dhima vihet re se dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.

 

Për fatin e mirë Dhima që nuk e dinte se po e ndiqnin, është futur në ashensoin e pallatit bashkë me vajzën e tij, vetëm pak sekonda para se aty të mbërrinin dy autoretg e maskuar dhe me armë në dorë.

Duke parë që ashensori sapo kishte lëvizur, dy personat e maskuar janë larguar menjehere.

Policia bëri të ditur se janë vënë në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

 

Video e postuar nga vete biznesmeni Andon Dhima

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *