Një 25-vjeçar, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje ka rënë në prangat e policisë së Beratit.

 

Informacionet bëjnë me dije se i ndaluari është E. M. 25 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Beratit me burg.

 

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 9 korrik në lagjen “11 Shkurti”, ku i riu për motive të dobëta me shtetasit A. P. dhe A.T. (ndaluar më parë) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *