Dy persona të shpallur në kërkuim nga autoritetet e Kosovës kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta” është ndaluar 56-vjeçari A.I  i shpallur në kërkim ndërkombëtar A.I., 56 vjeç, banues në Fier.

 

Ndaj këtij shtetasi gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arresti për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm’.

 

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i djalit të tij shtetasi A. I., 33 vjeç, banues në Fier.

 

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *