Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, si i dyshuari kryesor për aksidentin që i mori jetën një personi mbrëmjen e 12 shkurtit.

 

Sipas policisë i ndaluarai është shtetasi me iniciale A. Xh., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka aksidentuar në qendër të qytetit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., 27 vjeç i cili udhëtonte me biçikletë.

 

Ndërkohë mbi të rëndojnë akuzat për shkelje te rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *