Një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka dhunuar rojen e një resorti në Jalë të Himarës.

Shtetasi me iniciale D. B., nga Tirana, goditi fizikisht mbrëmjen e së dielës rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Po ashtu, agresori posedonte edhe lëndë narkotike me vete. Sasia prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroine iu gjet nga policia gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *