Një 20-vjeçar, u kap në flagrancë  në Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj.

 

Pas informacioneve se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, forcat e rendit kapën dhe arrestuan R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

 

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

 

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *