Subscribe

Kur ai përktheu Marcel Prust, lexuesit shqiptar u përballën me një lloj letërsie që më herët nuk e kishin shijuar. Por, kur shkroi vetë “Fjalorin erotik”, të parin në gjuhën shqipe, u njoh si “i paturpi” i letrave shqipe.

 

Studentët e teorisë së përkthimit, e konsiderojnë si profesorin që ka sjellë jo pak ndryshim në shoqërinë shqiptare, duke i orientuar leximet edhe te librat e ndaluar nga prindërit. Edmond Tupja refuzon të pranojë se ka sjellë ndryshim në shoqërinë shqiptare, por pohon se fjalori i dytë erotik nuk blihet fshehurazi dhe nuk mbështillet me gazetë njëlloj si shumë vite më parë.

 

Edhe përkthimi i tij i fundit “Ylber hëne” përcjell një dozë erotizmi. Por, misioni i tij drejt njohjes së trupit dhe dëshirave vijon. Për Vizion Plus tregon se është duke përkthyer një tjetër francez, Daniel Penac.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *