Cristiano Ronaldo kryeson një tjetër statistikë mbresëlënëse pasi regjistroi shpejtësinë më të lartë në Euro që nga viti 2012 dhe që kur filloi të resgjistrohej kjo kategori.

Ai është 39 vjeç dhe luan Europianin e gjashtë radhazi. Të gjithë lojtarët e edicionit të parë të tij në 2004 janë tërhequr dhe shumë pak janë ende duke luajtur që nga viti 2008. Ai është i pari në asiste gola në Ruropian, ndërsa ka edhe më së shumti paraqitje.

Cristiano Ronaldo është një makinë që thyen rekord dhe ka vënë emrin e tij në një tjetër, që duket… e frikshme duke marrë parasysh moshën e tij.

Konkretisht, sipas faqes së internetit të UEFA-s, CR7 regjistroi shpejtësinë e tij më të lartë në Euro të këtij viti me 32.7 km/h. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *