Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen numër 12 të Durrësit protestuan para bashkisë.

 

Pallati sipas tyre është dëmtuar nga tërmeti nëntorit 2019, por autoritetet nuk po i lejojnë që të bëjnë ndërhyhej në banesa edhe pse i kanë marrë grantet.

 

Kjo pasi ka pasur dy aktekpertiza të ndryshme; njëra prej të cilave e ka shpallur të pabanueshëm dhe tjetra të dëmtuar por të riparueshëm.

 

Banorët kërkuan nga bashkia rishikim të vendimit pasi prej tre vitesh po jetojnë me qera dhe po enden rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *