Një shtetas shqiptar u ekzekutua me plumb në Greqi, pas një konflikti të çastit. Adriatik Xhafa humbi jetën gjatë fundjavës në spitalin e Asti, ku qëndronte i shtruar që nga 24 tetori.

 

Plumbi i shkaktoi atij plagë të rënda që i morën jetën. Për këtë ngjarje të rëndë është nën akuzë Gilmond Metaliu. Ai është arrestuar në 4 nëntor sepse dyshohet të jetë autori i vrasjes. Sipas hetuesve, gjithçka ka nisur në një lokal, ku është ngacmuar e dashura e viktimës.

 

Metaliu i bëri komplimente të shumta asaj. Ajo, e shqetësuar nga kjo gjë, lajmëroi të dashurin, Adriatik Xhafën. Ky i fundit më pas u përfshi në konflikt. Gilmond Metaliu e ndoqi me makinë pasi doli nga lokali dhe e qëlloi në mes të rrugës. Dëshmitar i ngjarjes ishte një rumun, i cili dërgoi në spital shqiptarin e plagosur rëndë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *