Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Urë-Vajgurore. Një 71-vjeçar që udhëtontë me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 përballë Komisariatit të Policisë. Mësohet se mjeti tip “Benz fuoristradë” ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin e përplasjes së të moshuarit, që sapo kishte kishte dalë nga një lokal në anë të rrugës nacianale.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në këtë zonë të banuar.

Ndërkohë, edhe viktima dyshohet se i ka prerë rrugën makinës, në përpjekje për të kaluar nga njëra anë në tjetrën.

71-vjeçari Agim Hajdari ka gjetur vdekjen në vend, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Avdulla Salillari ,61-vjeç, është arrestuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *