Subscribe

Nga Fieri, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh para demokratëve se “ëndrra për një demokraci të vërtetë, për një Shqipëri si Europa, ku secili shpalos nga vetitë e veta, ka ngelur i parealizuar”.

 

Duke u ndalur edhe te protesta e 8 janarit, lideri demokrat përcolli mesazhin se demokratët apo institucionet e PD nuk mund të shantazhohen me dhunë, e as të zaptohen nga Berisha dhe njerëzit e tij.

 

“Në këtë betejë kemi sakrifikuar shumë. Demokratët na kanë dhënë shumë besim. Askush nuk është në borxh me askënd prej nesh. Dhuna nuk është mjet i demokratëve. Me dhunë as nuk shantazhohen dhe as nuk detyrohen demokratët dhe as institucionet e demokratëve. As kryetari, as këshilli, as vetë degët. Nuk i përgjigjet dhunës asnjë demokrat. Përgjigja jonë ndaj dhunës së qeverisë ka qenë dhe do të jetë e fuqishme, por brenda shtëpisë sonë, askush s’mund t’i vendoset tjetrit. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk mund të shantazhohen, as zaptohen dhe as detyrohen demokratët apo institucionet e demokratëve nga Berisha dhe njerëzit e tij. Ata demokratë u përdorën si fasadë për të mbuluar aktin e turpshëm të dhunës. Dua t’ju ftoj nga Fieri të gjithë demokratëve kudo ku janë, dhe do të shkojë ti takoj nga jugu në veri; le ta lëmë të shkuarën pas. Do të zgjedhim të ardhmen. Mos u dorëzoni para një pakice, kalorësve që kanë marrë gjithçka dhe që duan të jenë në karriget e përjetshme. Për ta janë gati që të ndryshojë kushtetuta. Ata janë pakica absolute. Sado ta ngrejë zërin e tyre para shumicës, ata janë prapë pakica. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin dhe meritojnë ta kenë. Është mision i ynë të sjellim ndryshimin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *