Valbona Bajraktari, Sara Muka dhe Denisa Demaj janë tre vajza të cilat i keni parë në videoklipet më të komentuara të artistëve shqiptar, nga “Katile” e Majk, Alban Skënderaj, e deri tek hiti i fundit “Zhytem” i Getoar Selimit. Të ftuara në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ato kanë treguar prapaskenat, incidente nga më të cuditshme si dhe pagesat që kanë marrë nga artistët.

Valbona Bajraktari u shpreh se për xhirimet e klipit “Katile” është paguar 500 Euro, teksa foli gjithashtu edhe për paragjykimet që kanë vajzat modele në klipet e famshme .

“Nuk mendoj që është një punë e mire paguar, në Kosovë sidomos. Unë për video spotin e Majkut nuk është që nuk jam paguar mirë. Jam paguar në Videoklipin e Majk 500 euro dhe e thashë që ka ndodhur spontanisht dhe për hatër të shoqërisë me të. 500 jam paguar sepse nuk jam shumë e dhënë të marrë pjesë nëpër spote.

Modelja bukuroshe që kemi parë së fundmi në videoklipin e këngës “Zhytem” ( Je t’aime) e Getoar Selimit në bashkëpunim me Majk, Denisa Demaj tregoi për herë të parë incidentin që i ka ndodhur gjatë xhirimeve ën prapaskenë.

 “Një ndër skenat që më ka bërë shumë për të qeshur por që më ka vënë dhe në siklet është pjesa kur duhet t’i marr Getoarit shampanjën. Dhe unë do ta ktheja. Më tregojnë aktrimin si duhet ta bëja, më tregojnë planin. Unë nuk kam marrëdhënie të mirë me alkoolin. E ngrej shampanjën dhe mbushem me të. Nuk po e nxirrja dot se po më vinte zorr. Derisa e plasa fare. E hoqën këtë pjesë në montazh se nuk bën”, u shpreh modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *