Kandidati për deputet, Etjen Xhafaj përsëriti distancimin e PS-së nga sulmi në zyrën e PD-së në Kavajë, ku mbeti i plagosur aktivisti i kësaj force politikeNë një lidhje direkte me emisionin “Zgjedhje 2021”, Xhafaj kërkoi që autoritetet të zbardhin menjëherë incidentin.

“Është një ngjarje fatkeqe. Një ngjarje që nuk mund të ndodhte kurrë. Ka pasur një tentativë disa ditore për të provokuar incidente nga ana e opozitës. E rëndësishme është që personi i lënduar të jetë mirë. Autoritetet duhet të kenë të gjithë mundësinë për zbardhjen e ngjarjes. Nuk ka lidhje as me ne, as me fushatën në Kavajë. S’kemi asnjë lidhje me incidentin. Ne jemi në një garë, janë kundërshtarët tanë, jo armiqtë tanë.”

Akuzat e Grida Dumës se agresori Ndriçim Jonuzi është pjesë e strukturave të PS-së, Xhafaj i mohoi.

“Nuk është anëtar i PS në Kavajë. S’ka qenë pjesë e fushatës sonë, nuk është i lidhur me ne. Ka një përpjekje ditët e fundit që të baltosemi të gjithë. Nuk është në dobi as të fushatës që kemi zhvilluar deri tani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *