Refuzohet nga një club i njohur në Londër për shkak se i kishte shoqet shumë të shëndosha.

 

Episodi I pakëndshëm i ka ndodhur modeles Kaisa Henrikka.

 

Ajo I është drejtuar një club-i të madh në kryeqytetin anglez duke i kërkuar të organizojë aty festën e datëlindjes me mikeshat e veta. Por përgjigja që ka marrë ishte një “Jo” e fortë me arsyetimin se disa nga shoqet e afërta të modeles në fjalë ishin shumë të shëndosha dhe jo të mirepritura në këtë club.

E indinjuar nga kjo përgjigje, modelja Kaisa Henrikka në shenjë hakmarrje ka publikuar në llogarinë e saj në tëitter të gjithë bashkëbisedimin me PR e club-it. Ky post ka marrë shumë vëmendje duke shkaktuar zemerim të madh në publik për mënyrën sesi është sjelli ky club dhe diskriminimin ndaj femrave të shëndosha.

 

Më pas nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, gjithcka ka shkuar në duart e tabloideve të mëdha britanike. Drejtuesit e club-it të njohur londinez nuk kanë mjaftuar për ta zbutur zemerimin e qytetareve.

 

   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *