Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë më 1 korrik përcillet sot në banesën e fundit.

Ditën  e sotme në nder të shkrimtarit të madh do të mbahen hiomazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Lexo edhe :

Related Posts

Homazhet publike do të mbahen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ndërsa në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës. Në orën 12:30 kortezhi do të niset në drejtim të varrezave të Tufinës.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria shpalli 2 dhe 3 korrikun ditë zie, ndërsa  Kosova shpalli 3 korrikun ditë zie. Në të dy vendet flamujt janë ulur në gjysmë shtize.

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria do të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë. Gjithashtu do të jenë prezentë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *