Pak orë pasi kreu një masakër të vërtete në një spital në Ostrava të Cekisë, autori që kishte vënë në alarm policinë vendase është gjendur i vdekur brenda në makinë.

Autoritetet thanë se atentatori 42 vjecar u gjet gjanë ndjekjes në makinën me të cilën ishte arratisur. Ai kishte qëlluar vetëm me armë në kokë përpara se të kapej i gjallë nga forcat speciale çeke qe kishin lokalizuar vendndodhjen e tij.

Policia kishte nxjerre fotot e tij teksa levizte me xhup te kuq në ambjentet e traumatologjisë në spitalin e Ostravës.

Autori qëlloi pa mëshirë ndaj pacienteve qe prisnin ne radhe per vizite ne sallen e pritjes se spitalit duke vrarë të paktën 6 persona e duke plagosur shumë të tjerë, nga të cilët dy janë në gjëndje të rëndë.

Nuk dihet ende motive që coi këtë person të kryeje këtë akt të rëndë rreth orës 07:00 me oren locale të Çekisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *