Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kapur një lapsus të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi shkruan se shefi i qeverise, në bashkëbisedimin që zhvilloi sot me banorët në Durrës, i ka hequr qytetit 300 vite histori.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh në një moment se porti i Durresit është 2.400-vjeçar.

“Rama sapo keputi kumbullen qe Durresi eshte port 2400 vjeçar. Ngaterrohet me qytet tjeter, por aq di. As kete nuk di Kryeministri, qe Durresi eshte themeluar si qytet-port 2700 vite me pare. Dhe pastaj do qe te kandidoje ne Durres! Keshtu eshte kur vjen me lugen dhe thiken ne brez dhe nuk ke respekt per qytetin me te vjeter ne Shqiperi dhe e masakron 20 vite rresht me kryebashkiaket socialiste. Keshtu eshte kur bie dakord qe betoni te varrose historine 2700 vjeçare. Me 25 prill duhet shpetuar Durresi nga keta grabitqare! #ShqipëriaFITON #25prill2021”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *