Subscribe

Këtë të premte u arrestua Florian Tonuzi, 26 vjeç, që vrau të vëllanë me thikë një ditë më parë.

 

“Vizion Plus” ka siguruar pamjet që tregojnë se të gjithë banorët e zonës janë mobilizuar në kapjen e tij.

 

I riu, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte fshehur në një banesë aty pranë.

 

Fqinjët hipin mbi mure dhe vrapojnë në fusha, në përpjekje për të neutralizuar dhe kapur 26-vjeçarin.

 

E pranishme është edhe nëna e tij, e cila i lutet të dorëzohet dhe e siguron se nuk do ta prekë askush me dorë.

 

 “Shihe mamin djali im, hajde. Nuk të prek kush me dorë”, dëgjohet t’i thotë ajo.

 

Më pas ndërhyjnë forcat e armatosura, që futen në shtëpinë e braktisur për të vënë në pranga Florian Tonuzin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *