Subscribe

“Abdulla Budllën e vrava unë sepse nuk duroja dot faktin që ai kishte lidhje me nënën time’.

Kjo ka qenë dëshmia e Sajmir Sherës, një nga autorët e dyshuar që u arrestuan nga policia për ekzekutimin e taksistit 71-vjeçar.

Sipas burimeve policore, mësohet se Sajmiri ka pranuar autorësinë e krimin duke thënë se i vëllai, Arsili, ishte thjesht shoferi i mjetit.

Shera shton se kohët e fundit viktima kishte nisur të ngacmonte seksualisht edhe motrën e tyre he kjo ka bërë që ata mos të duronin dot më dhe të ndërmerrnin aktin ekstrem.

 “Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Avdullain. Pak ditë më parë mora vesh që Avdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më. Mora kallashnikovin, njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”.

Vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera u arrestuan të enjten nga policia.

Dy vëllezërit thanë gjithashtu se janë munduar që t’i zgjidhnin problemet me viktimën duke folur por nuk kanë arritur dot ndaj dhe morën vendimin për ta vrarë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *