Mijëra njerëz mbushën rrugët në Rusi për të mbështetur kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny.

 

Protestuesit sfiduan te ftohtin e ashpër për të kërkuar lirimin e liderit të opozitës ndërsa deri më tani rreth 1mijë protestues janë arrestuar nga autoritetet vendase.

 

Me thirrjen “Putin është hajdut” në qytetin e largët lindor të Vladivostok, demonstruesit marshuan në akull në temperatura disa gradë poshtë zeros.

 

Policia bllokoi shtatë stacione të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit për të parandaluar protestuesit  te grumbulloheshin. Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e disa restoranteve dhe dyqaneve në qendër të qytetit dhe devijuan transportin.

 

Kjo është fundjava e dytë e protestave masive në Rusi pas arrestimit te kritikut i Kremlinit, Aleksei Navalni.  Ai u prangos më 17 janar, menjëherë pasi mbërriti nga Gjermania ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit gushtin e vitit të kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *