Temperaturat ekstremisht të ftohta në Korçë, ia kanë prishur jo pak planet studenteve të Universitetit “Fan Noli”.

 

Një ditë më parë ata kishin paralajmeruar se do të grumbulloheshin të gjithë para godinës së universitetit këtë të hënë për të rinisur protestat të lënë pezull në fundvit.

 

Por realiteti mëngjesin e fillimit të kësaj jave ka qënë ndryshe.

 

 

Numri I studenteve që janë mbledhur për të protestuar ka qënë tejet i vogël, e me siguri shkak kryesor për këtë gjë është bërë I ftohti I madh I këtyre.

 

Në orën 09:00 të kësaj të hënë,  temperatura në qytetin e Korcës ishte -7 gradë dhe normalisht në të tilla kushte ështgë e vështirë të qëndrosh jashtë për kohë të gjatë.

 

E megjithatë pavarësisht se nuk kanë dalë dot të shumtë në proteste, bojkoti I mesimit ka vijuar në Universitetin e vetëm publik në juglindje të vendit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *