Subscribe

Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa që u gjet dje i ekzekutuar në Shkodër u rikthye të flase sërish për mediat brenda pak orëve këtë të martë.

Ajo shprehet e bindur se fisi i Bajrajve nuk ka lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, Endri Mustafës.

Ingrid Mustafa është shprehur se e familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

 

“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen.  Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë, vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejnë se sa për fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me atë ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.

 

Më herët gjatë paradites ai doli në një deklarate për mediat duke shfajësuar nga vrasja e burrit të saj edhe fisin tjetër të madh të Shkodrës, Lici, duke thënë se familja e tyre kishte marrëdhenie të shkelqyera me fisin Lici.

 

Duhet theksuar se fiset Bajri dhe Lici janë kundërshtare të njeri tjetrit. E vetmja gjë që dihet me siguri është se viktima Endri Mustafa ishte shok me pjestare të familjes Bilali, të cilët janë të afërt me fisin Bajri dhe rival të përbetuar të fisit Bajri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *