Gjyqtares Arjana Liço këtë të hënë i është djegur makina para banesës së saj në zonën e shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Para 15 vitesh kujtojmë se gjyqtarja ka qenë në vëmendje të mediave pasi ka bërë një ndër gjestet më humane që mund të bëjë ndonjë person, duke dhuruar zemrën e djalit të saj të aksidentuar për të shpëtuar një jetë.

 

Ky gjest pati mjaft impakt në opinionin publik në atë kohë, si një mesazh i fortë në shërbim të jetës. Kujtojmë se i biri i gjyqtares Erjon Liço humbi jetën pas një aksidenti me motor, më 1 gusht 2004, ku u përplas nga një kamion, shoferi i te cilit e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.

 

Gjyqtarja mori nje vendim te rendesishem pas kesaj, dhuroi zemren e te birit duke bere qe nje person te mbetej ne jetë. Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri

 

Pas kalimit në gjendje koma, mjekët i kërkojnë të dhurojë organet më jetike të trupit.“Po, por merrni vetëm zemrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *