“I dhamë shpatën drejtësisë”, Rama: E dinim që do të vinte me balë mbi ne, qeveria jonë goditet pa pushim si më e korruptuara

“Më mirë 100 fajorë jashtë se sa 1 i pafajshëm prapa hekurave”, tha kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke theksuar se Kodi Penal ekziston për të garantuar lirinë dhe jo për ta hequr atë.
Rama kujtoi se shumica qeverisëse, PS, projektoi dhe implementoi Reformën në Drejtësi me vetëdije të plotë dhe për të ardhmen e vendit.
Rama vuri në dukje se sistemi i ri gjyqësor është ende i ri dhe nuk është gjithmonë i paanshëm apo profesional, ndërsa gjykatësit duhet të veprojnë gjithmonë me paanshmëri, pa u bërë palë me akuzat dhe duke garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.
Rama: Më mirë 100 fajorë jashtë se sa 1 i pafajshëm prapa hekurave. Kodi Penal shkruhet për të garantuar lirinë, jo heqjen e lirisë. Grupi qeverisës i këtij vendi jetojnë brenda një paradoksi të madh. Ky është një tjetër rrezik i këtij udhëkryqi nëse ne nuk e trajtojmë si duhet dhe nuk distancohemi që të gjthë sa duhet. Ne e deshëm Reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë dhe e bëmë kur erdhëm në pushtet. Ne ishim ata që e projektuam dhe e diktuam rreshtin, pa na e diktuar dhe na pa trysnuar askush sepse nëse nuk do kishte një kalë që të tërhiqte karrocën, ata të Rrugës së Elbasanit nuk kishin nga ta shpiknin kalin se këtu ishin që nga vititt 1991.
Ne e bëmë këtë me vetëdije të plotë edhe për atë që do vinte. E kam ditur që do të vinte me baltë mbi ne, sepse ishte një përpjekje e vërtetë për ta dorëzuar shpatën e pushtetit të drejtësisë në duart e njerëzve të drejtësië. Përmbysja që ne i bëmë sistemit të vjetër të drejtësisë ishte revolucionare. Tani po jetojmë në një periudhë ethesh revolucionare dhe drejtësisa e re për faktin se është shumë e re nuk është as e paanshme as profesionale. Qeveria jonë goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipëria baltoset pa pushim si më e kriminalizuara. Edhe SPAK ka kusuret e veta, siç kemi dhe ne kusuret tona. Nuk ka diskutim për mua që sot jemi në nj pozicion tjetër në raport me të ardhmen falë edhe SPAK. Gjykatësit e këtij vendi duhet të kutjojnë që të jesh gjykatës do të thotë të jesh i paanshëm. Çfarë mund të presë njëra palë nga gjykatësi kur gjykatësi bëhet palë me akuzën dhe i kërkon akuzës të rëndojë pozitën e palës tjetër.




