Prej 12 ditesh Roland Xhepexhiu ka hyre në grevë  për shkak të kushteve te keqija që ai pretendon në burgun e Peqinit.

I dënuari në fjalë ankohet për kushtet në tërësi të këtij institucioni, në mënyrë të vecante problemet me cilësine e ushqimit.

Gjithashtu Roland Xhepexhiu ka ankesa për moslejimin e takimeve të që duhet të bëjë me të afërmit e tij.

Sipas Xhepexhiut këto shqetësime e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt dhe për grevën ai ka njoftuar edhe drejtuesit e burgut te Peqinit.

Roland Xhepexhiu është një emer I njohur për drejtësinë. Ai është me burg perjete per masakren e Cerrikut ku humben jeten 6 punonjës të forcave speciale ne maj te 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *