Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në pranga përfundoi Idajet Saliaj nga Patosi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi mbi të ishtë caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg” për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik droge. Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *