Policia e Fierit ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi Saimir Mehmeti, 55 vjeç, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Autoritetet gjyqësore në Genova, e kanë dënuar Mehmetin me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

55-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *