Një 39-vjeçar i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet fjalë për Genci Maksutin, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj në vitin 2018 për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Po ashtu, gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana janë kapur edhe 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *