Policia e Beratit ndaloi një 34-vjeçar që rezulton të jetë i dënuar nga gjykata për “Armëmbajtje pa leje”. Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari i ndaluar është shtetasi A. B., ndaj të cilit rëndojnë edhe një sërë veprash të tjera penale. Bashkë me të akuzohet edhe një 43-vjeçar.

 

“Specialistët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit: B., 34 vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Pushtimi i tokës”, “Ndotja e ajrit”, “Ndërtim i paligjshëm”, pasi ushtronte aktivitetin e përpunimit të pllakave të gurit në fshatin Bogovë. N. Q., 43 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar, për veprat penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndërtim pa leje” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *