Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Ancona”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Vihet në pranga 53-vjeçari, i dënuar me 5 vjet burgim në Itali, për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”

 

Si rezultat i mirëkoordinimit të FAST Albania, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Emanuel Loku (alias Ferdinand Luka), 53 vjeç, i lindur në Krujë.

 

Gjykata e Ancona-s, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *