Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi uniformat blu gjatë ndalimit.

 

45 vjeçari I ndaluar është shtetasi K. H., banues në Kurbin.

 

Ky shtetas sipas policisë, u ndalua në dalje të qytetit të Laçit teksa drejtonte mjetin në qgjednje të dehur. Gjatë ndalimit ai nuk iu bind urdhërit të uniformave blu duke i fyer dhe kundërshtuar.

 

Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *