Pas ndarjes dhe divorcit artistik me Noizyn, Enca vijon “e vetme” rrugëtimin e saj artistik. Në fakt gjendja ndoshta dhe pak e trishtuar me ndarjet e fundit nuk i ka ndikuar aspak për të vijuar “fushatën” e saj në rrjetet sociale.

 

 

Duket se është ndërgjegjësuar për kilogramët e tepërt dhe ka filluar palëstrën. Një gjë shumë e mirë pasi nuk do ti duhet ti përdorë më të gjitha aplikacionet e mundshme për hollim beli, apo për “heqje dhjami”.

 

 

Por me palestrën duket se Enca ka patur dhe një kimi ndryshe, për të shkuar deri tek deklarata se tashmë e ka gjetur të dashurin e saj. Dhe është pikërisht ajo vegël në palestër, që shihni në foton më poshtë, e cila në pamje të parë na duket mirë. Deklaratën këngëtarja e ka bërë vetë në një nga postimet e shumta në rrjetet sociale. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë një jetë sa më të gjatë dashurore, dhe pse jo, Enca ti jetë besnike dhe “I dashuri vegël”, t’i bëjë sa më shumë punë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *