Eduardo Yanez, ka luajtur në shumë telenovela e u bë i dashur për ne, në rolin e tij si Rodrigo në serialin ‘Dashuri dhe Tekila’ (ristansmetohet në Vizion Plus me 31 Korrik, ora 11.00). Së fundmi, aktori meksikan ka marrë akuza të forta nga djali i tij.

 

Përmes rrjetit social Twitter, djali i tij Eduardo Yanez Junior shkruan se i ati është antihero, racist, narkoman dhe se ka abuzuar me shumë gra.

 

 

 

Aktori pranoi se ishte tronditur nga statuset e publikuara në Twitter nga i biri, e se mbetej shumë i lënduar.

 

‘Një person që flet keq për familjen e tij do të mbetet një person i ulët dhe me mendësi të vogël. Por pavarësisht gjithçkaje, ai mbetet djali im’ është shprehur Yanez.

 

Eduardo Yanez Junior është fëmija i vetëm I aktorit nga martesa e tij e parë me Norma Adriana Garci.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *