E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Oltion Shehu, 49 vjeç, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë”, njoftoi policia.

Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh