Policia italiane ka arrestuar teksa ishte duke fjetur gjumë një 32-vjeçar shqiptar. Mediat vendase raportojnë se shqiptari akuzohej për disa vjedhje të kryera në zonën e Lombardias dhe Piemontes.

 

Për të mbërritur në Itali, 32-vjeçari kishte përdorur dokumentet e një patrioti tjetër. Pasi gjërat i kishin shkuar sipas planit, ai kishte marrë një makinë me qira për të nisur grabitjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *