Një 36-vjeçar, i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale është arrestuar nga policia në Ishull Shëngjin.
Policia njofton se në kuadër të operacionit “Member”, u arrestua shtetasi F.Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Pali akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari./vizionplus.tv





