“Kombetarja e Panuccit per te qene realist nuk me pelqen. Ai nuk ka krijuar një ekip stabel me të cilën mund të identifikohet, një bosht titullarësh me te pakten 5-6 titullare ku mund të mbështetet”.

 

Ky është qëndrimi i trajnerit dhe specialistit të futbollit Hysen Dedja.

 

Shkodrani i mirënjohur komentoi nga studio e emisionit “Kampionet” në Vizion Plus, shortin e euro 2020 por edhe paraqitjen e kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.

 

Dedja shkoi kunder rrymes se pergjithshme duke thene se shorti i fazes eleminatore eshte i favorshem ndersa grupi ku bën pjesë Kosova por edhe grupi tjeter ku përplasen Gjermania dhe Holanda janë shume më të forta.

 

ish trajneri i Vllaznise, Teutes dhe Lushnjes pohoi se  rivalet e Liges se Kombeve ishin me te forte duke shprehur bindjen se ndryshe nga Skocia dhe Izraeli, me skuadra si Islanda e Turqia kemi shanse te fitojme brenda fushe.

 

 

Trajneri shkodran pohoi se Franca thuajse e ka prenotuar vendin e parë ndërsa Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë garën për vendin e dytë me Islandën dhe Turqinë.

 

Dedja nuk i kurseu edhe kritikat ndaj trajnerit Panucci për ndryshimet drastike dhe të shpeshta në organike nga ndeshja në ndeshje.

 

 

“Ajo që më shqetëson është se trajneri i ri nuk po krijon një grup solid, e më të cilin ai vetë mund të identifikohet. Ne e denim se cfarë lojtarësh grumbullonte de Biasi dhe cilët ishin ata që luan titullar fiks. Ndryshimet mund të jenë të vogla kuptohet, ama Panuccin nuk e gjet dot të aktivizojë dy ndeshje radhazi me më shumë se 6 titullarë fiks. Fjala vjen, një herë nuk I therret fare, Manajn dhe Kacen, ndërsa më pas kujtohet dhe I aktivizon titullarë. Ky është një problem për ekipin. Me vjen keq që ndodh kështu sepse FSHF I ka vendosur në dispozicion trajnereve të kombëtares kushtet maksimale që ata të lëvizin nëpërmjet edhe ndihmësve të vet për të gjetur lojtarët e duhur”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *