Fermerët më të njohur në Shqipëri kanë nisur sezonin e të mbjellave, por nuk kanë lënë pas dore edhe punët e tjera në fshat.

Megjithatë, disa prej tyre janë dënuar nga Agai, pasi nuk kanë zbatuar autoritetin e kryeplakut.

Për më tepër, duket se fshihet diçka pas asaj që shohim në çdo orë të ditë-natës në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring.

Sigurisht që këto rrethana nuk kanë kaluar pa koment, në një kohë kur pritej të nisnin përplasjet mes fermerëve pasi Agai urdhëroi garë individuale dhe jo më në skuadra.

Sakaq, kryefermerja Marjana Kondi, me një disiplinë ushtarake ka vendosur rregull në fermë duke ngarkuar secilin nga VIP-at me detyra dhe përgjegjësi.

Mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit që nis në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus, do të ketë dy hyrje të reja.

Ndërsa vijon  ende televotimi për fermerin apo fermeren që do të largohet sonte nga gara, Niko Komani apo Rigelsa Cybi??

Përmes rrëfimeve, komenteve, artit, pasioneve, raportit mes njëri tjetrit dhe mallit për jetën që lanë pas, personazhet e fermës VIP, gjatë këtyre ditëve  i kanë dhuruar publikut të gjitha ngjyrat e një bashkëjetese model. Por rrjedha e lojës shumë shpejt do të marrë tjetër drejtim.

Ndërkohë në mbrëmjen e gjatë që na pret, veç të tjerash do të mbetet surprizë edhe interpretimi i komedisë muzikore “Mama Mia” në versionin e fermerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *