Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
36-vjeçari Antonio Muka, hyri i maskuar me kapuç për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës.
Por plani i tij dështoi pasi u kap në flagrancë në momentin që ndodhej në dyqan.
Çekiçi, maska dhe kapuçi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv





