Subscribe

Ndonëse gjatë ditës pati jo pak tension, PS ka ndjekur thuajse të njëjtën strategji me Devollin për tu future në zyrën e kryebashkiakut të Kavajës.

Pas orarit zyrtar të përfundimit të punës së administratës shtetërore, pak minuta pas  ores 16.00, cka përkoi edhe melargimin e drejtuesve te vjetër të këtij institucioni, forcat e rendit kane hapur deren kryesore te bashkise Kavaje.

Në këtë mënyrë dhe kryetari I ri I bashkisë i betuar gjate dites se sotme Redjan Krajli hyri ne zyren e tij I shoqëruar nga bashkëpunëtoret e afërt.

Një moment që u shoqërua me ovacione dhe fishekzjarre të hedhura nga mbështetesit e PS.

Merr fund, të paktën për momentin, përplasja mës mbështetësve të PD dhe drejtuesve te rinj qe nuk lejonin hyrjen e ketyre te fundit në bashki.

Kjo bëri madje që këshilli I ri bashkiak dhe betimi para tij I Redjan Krajlit të mos bëhej në ambjentet e Bashkisë së Kavajës pasi ish kryetari Isa Qatja dhe mbështetesit e PD nuk e lejuan një gjë të tillë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *