Subscribe

Nga kjo e diel, datë 16 gusht, kushdo që do të futet në Greqi do të duhet të kryejë karantinë 7-ditore.

Ky është rregulli i vendosur nga autoritetet greke për shkak të pandemisë dhe shifrave të larta me koronavirus që ka vendi ynë.

Drejt shtetit fqinj, kanë të drejtë të udhëtojnë ata që kanë shtetësi greke, ata që kanë leje qëndrimi në Greqi, ata me kartë minoritari, ata që kanë vendbanim kryesor në Greqi dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale.

Këta të fundit më parë duhet të marrin një leje të posaçme.

Të gjitha këto grupe, në kufi duhet të tregojnë testin negativ për koronavirusin, vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht dhe vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PFL, me kodin QR.

Testi për koronavirusin duhet të jetë kryer 72 orë para mbërritjes në pikën kufitare. Lëvizja në Kakavijë dhe Kapshticë do të kryhet nga ora 06.00 deri në 22.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *