Më shumë se 200 refugjatë mes tyre edhe fëmijë po luftojnë me të ftohtin në kufirin hungarez me Serbinë pasi autoritetet nuk i kanë lejuar të kalojnë.

Ata kanë ngritur gardhe me tela, kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë mbyllur pikën kufitare Kelebija.

 

“Unë kam ikur nga lufta dhe po kërkoj të ndërtoj një jetë më të mirë në vendet e BE. Nuk mund të kthehem më në Siri”

 

Emigrantët kanë ardhur nga Afganistani, Iraku, Jemeni dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme duke iu larguar luftës dhe urisë.

 

“Për ne nuk mund të ketë kthim pas, jemi këtu prej disa netësh, është shumë ftohtë, kemi gra dhe fëmijë, por do të qëndrojmë këtu derisa të na lejojnë të kalojmë.”

 

Kryeministri Viktor Orban e ka bërë të qartë se nuk i do refugjatët në vendin e tij.Në pesë vitet e fundit qindra mijëra njerëz kanë shfytëzuar rrugët e Ballkanit për të mbërritur në vendet e bashkimit europian.

 

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara, rreth 60.000 emigrantë qëndrojnë vetëm në ishujt grekë. Ndërsa në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10.000 refugjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *