Ylli i tiktokut, Denisa Doku ka folur për herë të parë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, për aksidentin tragjik që i mori jetën mikeshës së saj më të mirë. Teksa kujtoi momentin e aksidentit, Deni nuk i ka mbajtur dot lotët.

 

“Atë çfarë ndjej unë në shpirt vetëm unë e di dhe familjarët e mi që janë të vetmit që e shikojnë. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, madje edhe kur kam ardhur këtu herën tjetër, ajo ka qenë mbrapa skene. Ajo më jepte kurajo gjithmonë dhe unë vazhdoj e gjej kurajon duke menduar se është aty me mua”, u shpreh Denisa.

 

Ndërsa në rrjet fajtore është bërë shpesh Denisa, madje ka pasur edhe aludime se drejtuesja e mjetit ka qenë me telefon, e reja ka vendosur t’i përgjigjet njëherë e mirë komenteve negative të njerëzve.

 

“Çdo gjë ishte e shkruar dhe ndodhi për një arsye, sado që e kemi të vështirë ta pranojmë. Nuk kam pas përdorur kurrë telefonin. Jemi një popull që si e si të paragjykojmë, do doja që secili ta vendoste gishtin tek vetja. Ti nuk e ke përdorur telefonin dhe gjithë njerëzit shpifin dhe thonë që e ke përdorur. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha ndër të tjera Denisa.

 

Mes të tjerash e reja u shpreh se as ekspertiza nuk arriti dot ta shpjegojë si ndodhi aksidenti, por pavarësisht të gjithave ajo e ka mbajtur fajin.

 

“Nuk doli ashtu siç duhet pavarësisht se unë e kam mbajtur të gjithë fajin. Unë e di që jam e pastër me ndërgjegjen time. Me aq sa mund ta ndjej unë, përveç familjes nuk mund ta ndjejë dikush tjetër.E kam parë në moment të parë dhe të fundit, kam qenë gjithë kohës me të, por është diçka që nuk arrihet të shpjegohet, as unë nuk arrij dot ta shpjegoj as ekspertiza”, tregon më tej Denisa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *