Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, bëri një postim prekës në “Instagram” për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

Me një fotografi ku duket krah Aneta Ramës, Greg Rama shkroi përbri se ajo i jepte këshillat më të vyera dhe se kishte një shpirt luftarak.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe.”

Familja Rama ka marrë mesazhe ngushëllimi nga të gjitha anët këtë të shtunë. Aneta Rama vdiq në moshën 82-vjeçare. Përcjellja e saj për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 17.00.

Kryeministri Edi Rama u kujtoi njerëzve se jemi në mes të pandemisë dhe se nuk duhet të dynden në ceremoni. Ai i falenderoi të gjithë për mesazhet e përcjella.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *