Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se shumë shpejt 4 vajzat e mitura që ngelën jetime në Peshkopi si pasojë e humbjes së prindërve në një aksident tragjik të dielën e kaluar do të bëhen me shtëpi të re në Tiranë.

 

Në një postim në “Facebook”, Xhaçka teksa ka vizituar familjen në fshatin Dovolan të Peshkopisë, ka deklaruar se do të kujdeset personalisht që katër të miturave të mos u mungojë asgjë.

 

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *