Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku iTiranës, Erion Veliaj, vizituan në banesën e tyre të re familjes Cuka nga Thumana, e cila dy anëtarë të saj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Familja është sistemuar në banesën, pasi gjatë kësaj kohe kishin qëndruar me bonus qeraje.
Kreu i qeverisë shkruan se familjes Cuka i janë lehtësuar barrat financiare dhe i është dhënë me prioritet një shtëpi e re. “Në banesën e re të familjes Cuka nga Thumana që në 26 nëntor humbi dy prej anëtarëve të saj. Me përpjekjen për të shëruar plagët e dhimbjes, ne i lehtësuam kësaj familjeje barrën financiare të jetesës dhe sistemimin në shtëpi të re në kryeqytet.”
Kryefamiljari Bujar Cuka ka rrëfen momentet tmerrit gjatë tërmetit që goditi vendin në orët e para të 26 nëntorit.
“Sapo kam dal nga shtëpia, dola zbathur pasi u shemb. Qëndrova poshtë derës se pallati u shemb deri në kat të dytë. Nuk bëja dot asgjë. Tani jam mirë ”, tha Bujar Cuka.





